Është ngritur aktakuzë ndaj një personi, për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Speciale.
M.M, akuzohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.
” i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftim.
Politikani serb Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të vitit 2018-të.