Gjatë ditës së djeshme hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas veprimeve hetimore në teren, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë ngritur kallëzim penale në Prokuronin Themelore të Prishtinës, kundër të dyshuarit R.A., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981).
“I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘…renta car’.
Me të pranuar informatën nga një medium publik, Prokuroria Themelore Prishtinë, ka autorizuar policinë për fillimin e hetimeve ndaj këtij të dyshuari.
Gjatë punës hetimore, policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari në vazhdimësie ka kryer ketë vepër penale nga viti 2020. Policia ka gjetur e sekuestruar prova për kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar, është iniciuar rasti si më lart dhe me aktvendim nga prokurori kompetent rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./FolDrejt/