Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se pas marrëveshjes së arritur për targat, tash serbët duhet të kthehen në institucione.
“Mirëpres marrëveshjen e cila largon tensionet dhe uroj të gjitha palët për gatishmërinë e treguar për kompromis”, është shprehur ai.
“Marrëveshja, në veçanti për ata në veri është një lehtësim. Tani duhet që serbët të kthehen në institucione, në interes të punëve të tyre, familjeve dhe rendit e ligjit”, ka shtuar Abbott./FolDrejt/