Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, është i gatshëm t’i bashkohet klubit turk, Galatasaray, raporton Fol Drejt.
“Nicolo Zaniolo mbetet i hapur për t’u bashkuar me Galatasaray – siç u raportua mbrëmë. Mesfushori italian dëshiron lëvizjen ndërsa AS Roma dhe Gala vazhdojnë të negociojnë për formulën e marrëveshjes.”, shkroi Romano në Facebook.
Ai shtoi se raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet të hënën, me Galatasaray që po përpiqet të gjejë një zgjidhje. /FolDrejt/