Në njoftimin e ushtrisë së Nigerit thuhet se rreth 200 sulmues të armatosur hynë në Banibangu, në perëndim të vendit.
Gjatë një sulmi të armatosur të cilin e kryen persona të panjohur në Niger, kanë humbur jetën 16 ushtarë dhe 4 civilë.
Në njoftimin e ushtrisë së Nigerit thuhet se rreth 200 sulmues të armatosur hynë në Banibangu, në perëndim të vendit.
Pjesëtarët e ushtrisë iu përgjigjën sulmit ndërsa në përleshjen që vijoi humbën jetën 20 persona.
Disa ushtarë llogariten si të zhdukur ndërsa dyshohet se janë rrëmbyer nga ana e sulmuesve.
Gjatë një sulmi të armatosur më 1 maj në provincën Tahoua humbën jetën 16 ushtarë. Burkina Faso, Mali dhe Nigeri gjatë viteve të fundit janë objektiv i sulmeve që ndërlidhen me organizatat terroriste Al Kaeda dhe DEASH.