Në Nigeri vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me koronavirus, pasi vendi raportoi 51 raste të reja dhe asnjë rast të vdekjes, që është dita e 12-të radhazi pa asnjë vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të autoriteteve, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 164.684, duke përfshirë 2.061 vdekje dhe 154.687 të shëruar.
Sipas autoriteteve, rreth 1,167 milion nigerianë deri më tani janë vaksinuar kundër sëmundjes.