Kreu i Komisionit Rregullativ të Prodhimit të Naftës Nigerian (NUPRC), Komolafe tha se 57 kompani do të licencohen nesër për të eksploruar dhe nxjerrë naftë nga fushat e naftës në vend
Nigeria e cila është e pasur me naftë dhe gaz natyror do të japë licenca për kërkimin e naftës për 57 kompani që kanë fituar të drejtat për të zhvilluar fushat e naftës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prodhimit të Naftës Nigerian (NUPRC), Gbenga Komolafe tha se 57 kompani do të licencohen nesër për të eksploruar dhe nxjerrë naftë nga fushat e naftës në vend.
Fushat e naftës, të përbëra nga blloqe më të vogla nafte të vendosura në breg dhe në ujëra të cekëta, janë zhvilluar nga kompani vendase.
Nigeria, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i naftës në Afrikë, kërkon të rrisë prodhimin në fusha për të mbështetur financat e qeverisë dhe për të përmirësuar pjesëmarrjen lokale në sektorin e naftës, i cili siguron pjesën më të madhe të monedhës së huaj në vend./FolDrejt/