Vendi i Amerikës Qendrore, Nikaragua ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Holandën.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Nikaraguas thuhet se vendi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Holandën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Holanda me qëndrimin ndërhyrës dhe neo-kolonizues vazhdon të poshtërojë dhe abuzojë familjet nikaraguane”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega duke dënuar “ndërhyrjen” e Holandës ndaj punëve të brendshme të vendit, theksoi dje se nuk dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet me Holandën.
Pasi ambasadorja e Holandës për Amerikën Qendrore, Christine Pirenne njoftoi se nuk do të financojnë më një spital që kishin premtuar ta ndërtonin vite më parë, Ortega tha se “Ambasadorja erdhi të flasë me nikaraguanët sikur Nikaragua të ishte një koloni e Holandës”./FolDrejt/