Autori grek Nikos Chrysos ka promovuar romanin e tij “Ditë e re” në Prishtinë.
Promovimi u bë në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim edhe me zyrën ndërlidhëse greke në Prishtinë.
Në këtë ceremoni të prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos po merr pjesë ministrja Arbërire Nagavci dhe shefja e zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi./FolDrejt/