Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për vrasje e gjyshes 83-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla.
Autoritetet e policisë bëjnë me dije se në trupin e të moshuarës u gjetën shenja dhune në kokë dhe në fytyrë.
Mësohet se 23-vjeçari jetonte me gjyshen që vrau.
23-vjeçari është dërguar në Komisariatin e Kavallës dhe gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka përdorur forcën për të shkaktuar lëndime trupore ndaj gjyshes për një arsye të parëndësishme, me pasojë vdekjen.
I arrestuari do të dërgohet sot në Prokurorinë e Shkallës së Parë./FolDrejt/