Komuna e Prishtinës ka nisur adaptimin e qenve endacakë, përcjell Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komunë, Perparim Rama.
Siç njofton Rama, po synohet që secili qen të ketë një pronar.
“Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.
Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim.
Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre.
Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.”, ka shkruar Rama.