Sot ka filluar të asfaltohet rruga Junik-Gjeravicë, më saktësisht segmenti rrugor nga Gjocaj deri te Livadhi i madh.
Sipas Komunës, kjo rrugë do të lehtësojë qasjen për turistët dhe do të sjell mundësinë e investimeve të reja në industrinë e turizmit.
I pranishëm për të parë punimet nga afër ishte edhe kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili e vlerësoi lartë ndërtimin e kësaj rruge.
“Sot, ka filluar asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë, segmenti Gjocaj-Livadhi i madh, kjo rruge do të sjellë përparësi të reja në zhvillimin e turizmit për qytetarët e Junikut dhe më gjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës.