Arijanet Muric do të nisë një aventurë të re në Angli, teksa nga Manchester City ka kaluar në Championship, ku do të mbajë veshur fanellën e Burnley.
Ekipi anglez nuk e evitoi dot rrëzimin në Championship, por sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit anglez.
Drejtuesit e Burnley do të paguajnë rreth 3 milionë paundë për kartonin e Muric, ndërkohë që në akordin me Manchester City është vendosur edhe një klauzolë riblerjeje.
“Cityzens” besojnë te kualiteti i portierit të Kosovës (26 ndeshje) dhe janë gati ta rikthejnë në “Etihad Stadium” në të ardhmen nëse paraqitet mirë me skuadrën e re.
Muric do të jetë lojtari i tretë që kalon nga Manchester City te Burnley pas huazimeve të Taylor Harëood-Bellis dhe CJ Egan-Riley. /abcnews.al/