Në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit MCC dhe Kosovës për projektin Kompakt.
Nga Kosova po marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Granti 5-vjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës./21Media