fbpx
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

NIS KONGRESI I FIZIOTERAPISË, ME MBI 500 PJESËMARRËS

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kosovë po dëshmohet një seriozitet i punës së fizioterapisë.

Ai mori pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Kosovë.

Lexoni edhe..

“Në emër të Qeverisë së vendit, duke iu uruar punime të suksesshme këtij kongresi ndërkombëtar, të parin në Prishtinë, ju ftoj të rrugëtojmë bashkë për të mirën e pacientit dhe shëndetësisë në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq Bekim Haxhiu, Kryetar i Kongresit, tha se kemi punë për të bërë dhe se në bashkëpunim me Qeverinë dhe mbështetësit e tjerë, ne duhet ta ngremë edhe më lartë fizioterapinë në Kosovë.

“Puna e fizoterapeutëve duhet të vlerësohet në vendin tonë. Ata duhet të jenë krenar me punën e tyre. Ne ishim të parët në rajon që në Fakultetin e Mjekësisë filluam me programin e fizioterapisë. Ne për këtë fakt duhet edhe ti ruajmë fizetrapeutët që janë në Kosovë”, tha kryetari Haxhiu.

Kongresin e përshendeti edhe zv.ministri i Shëndetësisë, Rrustem Musa, i cili lavdëroi përmbajtjen e punimeve shkencore të Kongresit.

Në këtë Kongres po prezantojnë fizioterapeutë nga Kosova, rajoni dhe Evropa me mbi 500 pjesëmarrës. Punimet do të zgjasin dy ditë, me prezantime të punimeve shkencore nga fusha e Fizioterapisë.

Të ngjajshme