Ka nisur protesta e qytetarëve serbë të mbledhur në Rudar të komunës së Zveçanit.
Në këtë protestë, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Lista Serbe, qytetarët po protestojnë ndaj të ashtuquajturave “kërcënime” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kujtojmë se kryeministri Kurti në një deklaratë për “The Guardian” u shpreh se nuk mund të përjashtohet mundësia që heqja e barrikadave mund të sjellë viktima.
Në anën tjetër, kujtojmë se po bëhen gati dy javë që nga ngritja e barrikadave, me datën 10 dhjetor.
Lidhur me protestën që po zhvillohet në Zveçan, policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e provokimeve, ndërkaq në anën tjetër, EULEX dhe KFOR kanë shtuar forcat si rrjedhojë e situatës së krijuar./FolDrejt/