Në Prishtinë ka nisur takimi i kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bethel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Rute dhe Bethel paraprakisht janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa pas takimit me Kurtin është paralajmëruar një konferencë për media.
Pritet që temë e bisedës mes dy diplomatëve perëndimorë dhe krerëve të Kosovës të jetë situata në veri të Kosovës.
Rute dhe Bethel vizituan Beogradin dje, ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiq./FolDrejt/