Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me vrasjen tragjike të 35-vjeçares, që mbeti e vrarë bashkë me foshnjën e saj nga ish-bashkëshorti.
Ky takim po zhvillohet me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të dhunës dhe vrasjeve të grave.
Siç raportohet, në takim po merr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, dhe krerë të tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile./FolDrejt/