Nga sot ka nisur vaksinimi i ushtarëve amerikanë me vaksinën Johnson and Johnson që është sjellë enkas për ta në kampin Bondsteel.
Në kampin ushtarak amerikan më të madh në Ballkan do të kryhet procesi i imunizimit për ushtarët e KFOR-it.
Vaksinimi ka mundësi t’iu bëhet edhe kosovarëve që punojnë në këto kampe.