Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku sot filloi vaksinimi i personelit shëndetësorë të komunës së Obiliqit.
Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DSHMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, u njoftua nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, në total 105 profesionistë shëndetësorë.
“Uroj dhe shpresojë se me fillimin e vaksinimit do të shënohet fundi i kësaj pandemie, normalisht që dhe unë do të marrë vaksinen atëherë kur do të vije radha, tani është radha e stafit mjekësorë, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike”, ka thënë tutje Xhafer Gashi.