Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku ka nisur procesi i vaksinimit për moshën e tretë. Rama pasi përshëndeti të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, ata iu përgjigjën me duartrokitje nga ata.
“Janë rreth 700 të moshuar, pjesa tjetër janë staf. Pra janë rreth 1 mijë persona që vaksinohen”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, Rama u ndal tek dorezat e infermiereve që po iu bënin vaksinat të moshuarve, duke shigjetuar kështu lajmet që qarkulluan në rrjet ku gjatë vaksinimit, infermierja nuk ishte e pajisur me mjete të tilla. Rama kujtoi një thënie të Konicës se; ‘Janë dembelët më aktiv’, duke shigjetuar opozitën.