Konrad Laimer me shumë gjasa mbrëmë ka luajtur ndeshjen e fundit të tij me fanellën e Leipzig, pasi mesfushori austriak pritet të largohet nga skuadra gjermane, pasi në drejtim të tij ka oferta nga ekipe të mëdha.
25-vjeçari është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës dhe palët tanimë janë në bisedime.
Laimer ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit të ardhshëm dhe te klubi gjerman nuk duan ta humbasin atë me parametra zero.
CEO i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka folur pas finales së Kupës së Gjermanisë ku Bayerni fitoi me rezultat 5-3 duke konfirmuar bisedimet me bavarezët për austriakun.
“Jemi në bisedime me Konrad Laimer. Dihet gjithashtu që ne po flasim edhe me Bayernin. Si lojtari ashtu edhe ne nuk e imagjinojmë të shkojmë në fund të kontratës pa e zgjatur atë”, ka deklaruar Mintzlaff.
Leipzig po kërkon 15 milionë euro për austriakun, derisa Bayerni nuk po ofron më shumë se 10 milionë.
Leipzig CEO Mintzlaff: “We are in good talks with Konrad Laimer. It’s also known that we are talking to Bayern”. 🔴 #RBLeipzig
“Both the player and us can imagine going into final year of the contract without extending it”. pic.twitter.com/4ft8vxLMdu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2022
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat angleze si Manchester United, Chelsea, Aston Villa e West Ham United, por dëshira e Laimer është të transferohet te Bayern Munich. /abcnews.al/