Prokuroria nisi hetime për shkak të ngjarjeve të zjarrvënieve në rritje ndaj kishave në kryeqytetin e Francës, Paris.
Sipas lajmeve në shtypin francez, thuhet se ditët e fundit shumë kisha janë djegur në rajone të ndryshme të Parisit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Si pasojë e zjarrvënies, zjarri që u rrit në kishën Saint-Laurent në rajonin 10 të kryeqytetit shkaktoi dëme ndërsa në kishën Notre-Dame-de-Fatima u tentua dy herë zjarrvënie më 17 dhe 22 janar.
Më 18 janar iu vu zjarri kishës Saint-Martin-des-Champs në rajonin 10, në të cilën u përcaktua se në zjarrvënie u përdorën lëndë të djegshme të lëngshme dhe të ngurta.
Teksa Prokuroria ka filluar hetimin në kuadër të akuzës “dëmtim të qëllimshëm kundër një feje”, bëhet e ditur se nuk është bërë ende një deklaratë se nga kush ose nga cilët janë kryer zjarrvëniet.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo nga llogaria e saj në Twitter ka dënuar tentativat për zjarrvënie dhe ka thënë se ndodhet pranë Peshkopatës./FolDrejt/