Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në rrugën e shumëpërfolur në Prishtinë – Muharrem Fejza.
Pjesë e projektit janë edhe rregullimi i ndriçimit publik, trotuaret me kubëza, bordurat e dëmtuara dhe pastrimi i kanalizimit fekal.
“Veç kësaj, në takimet e zhvilluara me banorët e zonës së barakave, jemi dakorduar t’i trajtojmë me koeficient ndërtimi pronat e tyre që kanë penguar zhvillimin e rrugës. Jemi dakorduar edhe me KEDS-in për ta zhvendosur trafon elektrike, çka do të na mundësojë të lirojmë hapësirën për rregullimin e rrugës” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. /FolDrejt/