Nga rrjetet sociale, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka informuar se punimet për shkollën fillore në Reçicë të Vogël kanë filluar. Ajo këto komente i bëri sot, informon foldrejt.com.
“Atë që e premtojmë edhe e bëjmë. Filluan punimet për ndërtimin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të vogël” shkruan Arifi.
Bazuar në kontratën e cila është e publikuar në sistemin për prokurim publik, nga data e fillimit të punimeve, që është sot, realizuesi i punimeve duhet të i përfundoje të njëjtat në afat prej 11 muajsh në të kundërtën do të pasojnë dënime.
Ky vendim është kritikuar nga partitë tjera, si një veprim elektoral./Foldrejt.com