Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot stërvitjet ushtarake dyjavore në të cilat do të marrin pjesë më shumë se 30 mijë ushtarë, si dhe pjesëmarrës nga 11 vende të tjera.
Stërvitjet janë një shfaqje e forcës dhe unitetit në një kohë kur Kina po bëhet një forcë gjithnjë e më e fuqishme në Indo-Paqësorin, raporton Reuters.
“Mesazhi më i rëndësishëm që Kina mund të marrë nga kjo stërvitje dhe gjithçka që aleatët dhe partnerët tanë bëjnë së bashku është se ne jemi të lidhur së bashku nga vlerat thelbësore që ekzistojnë midis shumë kombeve tona,” tha Sekretari i Marinës amerikane Carlos Del Toro gjatë ceremonisë së hapjes së anijes detare në Sidnei.