I dërguari special i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka nisur takimet me liderët opozitarë në Kosovë.
Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, sot i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani, por ende jo kryeministrin Albin Kurti.