Deputeti i AAK-së, subjekt ky që po akuzohet se punësoi disa persona në Telekom, Muharrem Nitaj, thotë se është e padrejtë të drejtohet gishti kah partia e tij.
Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund ta kuptojë fushatën e sulmeve ndaj njerëzve që marrin nga 300 e 400 euro.
Sipas tij, në krahasim me të tjerët në çështjen e nepotizmit, AAK-ja është engjëll.
Ky është postimi i plotë i Nitajt në Facebook:
Nuk po mundem ta kuptoj kete fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!
Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale!
Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjell.
Por edhe kjo fushate do te marre fund dhe une shpresoj shume qe shperdorimet te denoncohen ne thelb e jo te provohet qe të bëhën balanca me shashka!
Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.
Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!