Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se deputetët të cilët nuk e votojnë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike I kanë punët e veta mirë, pasi I marrin nga 2000 euro në muaj.
Nitaj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qytetarët duhet ta mendojnë mirë se cilin deputet e votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“O popull, ata deputetë që nuk po votojnë që ju t’i merrni paret e juaja nga Trusti për hall, vet i kanë qitë pun’t n’dyzen e i marrin nga 2 mijë euro muaj për muaj. Gjeni kush janë e kur të votoni tjetër herë mendoni dy here”, ka shkruar Nitaj.