Testet e ujit të detit rreth centralit bërthamor të shkatërruar të Japonisë në Fukushima kanë konfirmuar se nivelet e tritiumit janë nën kufirin operacional të vendit, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Në fund të gushtit, Japonia filloi të lëshonte ujë ftohës të pastruar nga rrënojat në det, pavarësisht kundërshtimit nga peshkatarët vendas, ambientalistët dhe disa qeveri të huaja, përcjell Fol Drejt.
IAEA tha se stafi në Japoni mori mostra të ujit të detit në disa vende brenda tre kilometrave nga vendi, në det të hapur dhe përgjatë bregut.
Mostrat e ekzaminuara nga agjencia u zbuluan se ishin “në përputhje me vlerat” të raportuara nga operatori Tepco dhe ministria e mjedisit e Japonisë.
Termocentrali pësoi një shkrirje bërthamore në vitin 2011 si rezultat i tërmetit dhe cunamit. Reaktorët, edhe pse të mbyllur, duhet të ftohen përsëri nga uji i ruajtur në depozita.
Për shkak se u mbaron hapësira, uji futet në oqean pasi filtrohet dhe hollohet me ujë deti.
Asgjësimi i 1.3 milionë tonë ujë pritet të zgjasë 30 vjet.
Sipas IAEA, lëshimi i ujit nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe mjedisin. IAEA ka mbledhur mostra detare në ujërat e Fukushimës për dekadën e fundit, me kërkesë të qeverisë japoneze./FolDrejt/