Një djalë 14-vjeçar është përplasur dhe vrarë në qytetin jugor të Francës, Montpellier, menjëherë pas fitores së Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Marokut, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Autoritetet thanë se djali 14-vjeçar u përplas nga një makinë pas ndeshjes dhe më pas vdiq në spital.
Imazhet në mediat sociale treguan një makinë të mbështjellë me një flamur francez të rrethuar nga njerëz që më pas ia rrëmbyen flamurin.
Shoferi më pas u shfaq në panik, duke u i dhënë gaz makinës në drejtim të dy adoleshentëve.
Teksa ktheu makinën dhe u largua me shpejtësi, 14-vjeçari u godit dhe iu nënshtrua arrestit kardiak.
“Trishtim i jashtëzakonshëm që një ngjarje sportive të përfundojë në tragjedi totale”, tha deputetja vendase Nathalie Oziol, e cila shprehu ngushëllimet e saj për familjen e djalit.
Prefekti lokal në zonën jugore Herault tha se makina u gjet më vonë e braktisur jo shumë larg vendit të aksidentit dhe policia ka nisur kërkimet për shoferin.
Incidenti ndodhi në lagjen veriperëndimore të Montpellier, La Paillade, rreth gjysmë ore pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në Katar, ku Franca mundi 2-0 Marokun.
Tensionet midis Francës dhe mbështetësve të Marokut u përhapën për pak kohë në qendër të qytetit ndërsa u ndezën fishekzjarret dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Franca ka një komunitet të madh maroken prej rreth 1.5 milionë banorësh.
Festimet në qytetet në të gjithë Francën ishin kryesisht paqësore, megjithëse policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar telashet që përfshinin të rinjtë e ekstremit të djathtë në qendër të Lionit.
Dhjetë mijë policë u vendosën në të gjithë vendin dhe 167 arrestime u raportuan në shkallë kombëtare. /FolDrejt/