Një fëmijë (16) i cili u qëllua dhe u plagos rëndë dy javë më parë nga armët e zjarrit të ushtrisë izraelite në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor, ka ndërruar jetë sot, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Burimet në Spitalin Rafidiya në Nablus thanë se Muntaser Mohammad al-Shawwa u godit nga një plumb i shkrepur nga ushtarët izraelitë gjatë sulmit në Nablus më 8 shkurt, raportoi WAFA.
“Plumbi ia shpoi kokën pas veshit dhe i doli përmes gojës. Ai u soll në spital pa rrahje zemre, por u ringjall dhe u mbajt në terapi intensive derisa u shpall i vdekur këtë mbrëmje”, thuhet në deklaratë.
Me vdekjen e Shawwa, ushtria izraelite ka qëlluar dhe vrarë 49 palestinezë që nga fillimi i vitit, duke përfshirë 12 fëmijë dhe një grua të moshuar. /FolDrejt/