Një aeroplan pasagjerësh nga Afrika e Jugut bëri një ulje emergjente në aeroportin në qytetin Welcom pasi piloti vuri re një kobër që zvarritej dhe fshihej nën sediljen e tij.
Sipas BBC, piloti Rudolph Erasmus nuk e vuri re kobrën derisa avioni me të cilin pilotonte ishte në një lartësi prej më shumë se tre kilometra.
“Të jem i sinqertë, nuk e regjistrova atë që po ndodhte. Ndjeva diçka të ftohtë duke u zvarritur mbi këmishën në shpinë, duke menduar se nuk e kisha mbyllur mirë shishen e ujit dhe mund të kishte pikuar mbi këmishën time. Kur u ktheva dhe shikova poshtë, pashë një kobër duke u zvarritur dhe duke u zhdukur nën sedilje”, tha ai./FolDrejt/