Një zëdhënës i portit tha se 2700 ton metal do të ngarkoheshin në anije, e cila do të transportohej 160 kilometra në lindje në qytetin rus të Rostov-on-Don.
Avokati i popullit ukrainas për të drejtat e njeriut Lyudmila Denisova tha se ky operacion ishte një grabitje e kryer nga Rusia.
Për herë të parë që kur Rusia pushtoi Mariupolin, një anije mallrash lundroi në portin e atij qyteti, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Tutje thuhet se anija lundroi në port për të ngarkuar metalin dhe për ta transportuar atë në lindje drejt Rusisë, të cilën Kievi zyrtar e karakterizoi si një grabitje./FolDrejt/