Roja Bregdetare tha se një helikopter, një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare dhe dy anije po merrnin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Një operacion i madh shpëtimi filloi në Greqi pasi një anije me më shumë se 60 emigrantë nga Turqia u përmbys në ishullin Evia gjatë natës, tha roja bregdetare e vendit, transmeton Fol Drejt.
Siç u tha, nëntë emigrantët e nxjerrë nga uji u thanë anëtarëve të ekipeve të shpëtimit se në varkë ndodheshin gjithsej 68 persona dhe se anija fillimisht ishte nisur nga porti turk i Izmirit./FolDrejt/