Mëngjesin e sotëm në orën 7:00 të mëngjesit me orën lokale, hyri në fuqi një armëpushim katërditor midis Izraelit dhe Hamasit, i ndërmjetësuar nga Katari.
Në orët para armëpushimit të përkohshëm, sirenat e raketave ranë në qytetet izraelite në kufi me Gazën dhe ushtria izraelite raportoi operacione intensive në enklavën palestineze, në një përpjekje për të çuar përpara operacionin e saj kundër palestinezëve sa më shumë që të ishte e mundur në orët e fundit para pushimin.
Kujtojmë se mijëra persona janë vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite, përfshirë këtu edhe shumë fëmijë.