Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të dielën.
Sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA, asteroidi i quajtur “2023 JK” është sa një aeroplan komercial. Asteroidi JD4 – i cili është afërsisht i njëjtë me madhësinë e 2023 JK – pritet të kalojë pranë tokës të dielën.
NASA parashikon një fundjavë të ngarkuar në hapësirë - tre asteroidë të tjerë pritet të kalojnë afër Tokës: Mermeri Blu me përmasa të një autobusi, JL2 2023 me përmasa avioni dhe HG11 – vetëm shtatë metra në diametër – i cili do të afrohet brenda 4.5 milionë kilometrave.
Kalimi i JK 2023 mund të jetë shumë i rrezikshëm në krahasim me shkëmbinjtë e tjerë lundrues, por njerëzimi nuk duhet të ndryshojë planet e tij për fundjavën, thuhet në njoftim. Për krahasim, Hëna është 380,000 kilometra larg Tokës, dhe në raste të rralla që asteroidët godasin planetin tonë, zakonisht nuk ndodh shumë.
Rreth një herë në vit, një asteroid me madhësinë e një makine përplaset në atmosferën e Tokës, krijon një top zjarri dhe digjet para se të arrijë në sipërfaqe”, njoftoi NASA, transmeton Fol Drejt.