Një australian arriti të çlirohej nga nofullat e një krokodili që e sulmoi teksa po zhytej në një resort ekskluziv në Queensland të Australisë.
Marcus McGowan, 51 vjeç, përshkroi se si arriti të shpëtonte, duke pësuar vetëm çarje të lëkurës, ndërsa arriti të nxirrte kokën nga nofullat e grabitqarit, përcjell Fol Drejt.
Ai u transportua me avion në një spital të ishullit aty pranë dhe më vonë u dërgua në Cairns për trajtim të mëtejshëm./FolDrejt/