Duke konfirmuar numrin e vdekjeve, guvernatori i Boholit, Arthur Yap, tha se të paktën 12 automjete ranë në lumë pas shembjes së urës dhe shtoi se mbingarkimi ishte një faktor i tragjedisë.
Të paktën katër persona, përfshirë një shtetas austriak, humbën jetën kur një urë e vjetër u shemb në provincën Bohol të Filipineve, raportuan mediat lokale, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Agjencia Filipinase e Lajmeve raportoi se Ura Loay-Clarin mbi lumin Loboc në qytetin Loay u shemb të mërkurën pasdite për shkak të mbingarkesës.
Duke konfirmuar numrin e vdekjeve, guvernatori i Boholit, Arthur Yap, tha se të paktën 12 automjete ranë në lumë pas shembjes së urës dhe shtoi se mbingarkimi ishte një faktor i tragjedisë.
Ai tha se 20 persona u shpëtuan nga lumi./FolDrejt/