Imazhet satelitore, të publikuara rishtazi, tregojnë një autokolonë masive të armatës ruse, që avancon në Kiev.
Fotot e marra të hënën, para mesditës, në Ukrainë, tregojnë njësitë ushtarake ruse pranë aeroportit Antonov, rreth 27 km nga qendra e kryeqytetit.
Sipas Maxar Technologies, kompania e imazheve satelitore që publikoi fotot, karvani është gati 27 km i gjatë dhe përmban qindra automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete mbështetëse logjistike, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, fotografitë satelitore tregojnë automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë Irpin dhe Stoyanka.