Një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur rëndë pas uljes së detyruar të një avioni të lehtë në zonën e Nju Jorkut, raportojnë mediat amerikane, përcjell Fol Drejt.
Të tre anëtarët e ekuipazhit ishin në aeroplanin me një motor “Piper PA 28” që u rrëzua në Long Island, një ishull në perëndim të Nju Jorkut.
Një person ka humbur jetën dhe të paktën dy janë plagosur rëndë pas aksidentit që ndodhi të dielën pasdite me orën lokale, raportoi NBC.
Pasagjerët e plagosur u transportuan me avion në Spitalin Stony Brook për trajtim të mëtejshëm. Aksidenti ka ndodhur rreth 32 kilometra nga qyteti më i populluar amerikan. Avioni u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë shinave të hekurudhës.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) i Administratës Federale të Aviacionit të ShBA-së (FAA) do të kryejë një hetim për shkakun e aksidentit. /FolDrejt/