Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar në zonën Ramta, pranë kufirit me Sirinë.
Të dy pilotët u vranë sot kur një avion ushtarak jordanez u rrëzua në veri të vendit gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi ushtria jordaneze.
Siç u tha, aksidenti është shkaktuar nga një mosfunksionim teknik, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.