Një civil azerbajxhanas u vra kur një minë e vendosur nga forcat armene gjatë periudhës së okupimit shpërtheu, thanë autoritetet të hënën, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Sipas Prokurorisë së Azerbajxhanit, Ogtay Alishov, 59 vjeç, humbi jetën në fshatin Jojug Marjanly të rrethit Jabrayil kur shpërtheu një minë antitank e vendosur nga forcat armene.
Për ngjarjen ka nisur një hetim.
Incidenti i fundit rriti në 55 numrin e personave që humbën jetën nga shpërthimi i minave të vendosura nga forcat armene pas Luftës së Dytë të Karabakut.
Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur.
Në vjeshtën e vitit 2020, gjatë 44 ditëve të luftimeve të rënda, Azerbajxhani çliroi një pjesë të konsiderueshme të Karabakut dhe më pas u nënshkrua një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Rusia, e cilësuar si një triumf në Baku. /FolDrejt/