Rreth 14 mijë personave që jetojnë në qytetin lindor të Polonisë, Lublin, u është dërguar paralajmërim për evakuim për shkak të një bombe të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave të Polonisë, pas paralajmërimit kanë filluar evakuimet në orën 07:00 me kohën lokale, të cilat do të përfundojnë në orën 11:30.
Të evakuuarit dërgohen me autobusë në një stadium. Gjithashtu kopshtet e fëmijëve janë mbyllur sot.
Janë marrë masa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kanë nevojë për kujdes.
Asgjësimi dhe heqja e bombës pritet të përfundojë para mesditës.