Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Pejës.
Atje dyshohet se një burrë dhe një grua pas konfliktit verbal kanë kaluar në konflikt fizik me ç’rast kanë përfunduar të dy në spital për tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një konflikti verbal, janë përleshur fizikisht e dyshuara femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.