Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/