Punonjësit e policisë i vunë në pranga dhe u akuzua për dhunë në familje
Në prokurorinë publike të Selanikut mëngjesin e sotëm është sjellë një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka goditur në stomak ish-partneren e tij shtatzënë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:30 të mëngjesit të së hënës, pranë qendrës së varësisë së Organizatës Kundër Drogës – OKANA, në rrugën Lagada. Shtetasi armen 37 – vjeçar dyshohet se ka pasur një konfrontim të fortë verbal me 33-vjeçaren greke , ish-partneren e tij dhe më pas e ka goditur në bark, edhe pse është 5 muajshe shtatzënë.