Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prizren.
Rasti u raportua në ditën e tetë të këtij muaji, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi me datën 08.10.2023 kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, dy viktimave femra kosovare, të cilat si pasojë e dhunës ishin larguar nga shtëpia dhe ishin strehuar përkohësisht te një familjar i tyre. I dyshuari kishte shkuar edhe te ajo shtëpi ku kishin qëndruar viktimat dhe u kishte thënë ejani në shtëpi se pa ju vra të dyjave dhe veten. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./FolDrejt/