Një burrë në Split dyshohet se ka rrahur dhe dhunuar gruan e tij në sy të fëmijës së tyre, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Sipas Gjykatës së Qarkut, ai përfundoi në paraburgim prej një muaji në Split, transmeton Hina.
Kallëzimi penal i 33-vjeçarit akuzon se të mërkurën e kaluar, më 15 shkurt, ka sulmuar gruan në banesën ku jeton me djalin e tyre.
Në kallëzim thuhet se e ka goditur dhe i ka tërhequr flokët dhe “për të plotësuar dëshirën seksuale duke përdorur forcë pa pëlqimin e viktimës ka kryer një akt seksual të barazuar me marrëdhënie seksuale”. /FolDrejt/