Në një video amatore të postuar në mediat sociale, një burrë mund të shihej duke u përpjekur të ngjitej në një tank në lëvizje.
Pas kësaj, ai gjunjëzohej përpara tankut, ndërsa banorët vendas u dyndën rreth tij, duke iu lutur shoferit të ndalonte, përcjell Telegrafi.
Dhe sipas mediave të huaja, të cilat gjithashtu kanë shpërndarë pamjet, karvani i tankeve ruse po kalonte përmes qytetit Bakhmach në Ukrainën veriore më 26 shkurt, ditën e tretë të pushtimit ushtarak rus.
Pamjet vijnë në ditën e tretë të agresionit rus mbi Ukrainë.
Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. /Telegrafi/